Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj e di e FSK nuk mund të shkojë në veri.
Stoltenberg i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk ka jug dhe veri.
Stoltenberg ka rikujtuar se ekziston një marrëveshje në Bruksel për këtë çështje dhe ajo duhet të respektohet, raporton Telegrafi.
Ai po ashtu ka ripërsëritur se disa anëtarë të NATO-s nuk janë pajtuar me formën se si ka vepruar ai.
Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj një ditë më parë ka thënë se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit.