Shefi i OKB’së do të takohet me Putinin të martën

19:43 | 22 Prill 2022

Putini do të vizitohet nga i pari i OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së António Guterres, do të takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë.

Kremlini njoftoi se takimi do të zhvillohet të martën.

Antonio Guterres gjithashtu do të zhvillojë takim pune me Minsitrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.
Në fokus të bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë. Në muajin shkurt Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Komento: