Shefi i OSBE-së kërkon që Qeveria të konsultohet me Komisionerin e Gjuhës sa i përket shenjave të rrugëve

21:33 | 15 Mars 2024
shefi-i-osbe-se-kerkon-qe-qeveria-te-konsultohet-me-komisionerin-e-gjuhes-sa-i-perket-shenjave-te-rrugeve

Shefi i Zyrës së OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë një nismë për heqjen e tabelave nëpër rrugët e veriut dhe në gjithë vendin, të cilat janë të shkruara në çirilicë, shkruan Gazeta Express.

Davenport ka thënë se OSBE përkrah Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi.

Ai ka thënë se hapat për zëvendësimin e tabelave duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij.

“Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij”, ka shkruar Davenport.

Komento: