Shefi i OSBE-së takon kreun e KQZ-së në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

17:20 | 20 Maj 2026
shefi-i-osbe-se-takon-kreun-e-kqz-se-ne-prag-te-zgjedhjeve-te-7-qershorit

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Takimi u cilësua “produktiv” nga OSBE-ja, e cila njoftoi se vazhdon të mbështesë dixhitalizimin e proceseve zgjedhore në Kosovë.

“Zgjedhjet transparente varen nga institucionet e forta dhe infrastruktura moderne,” tha McGurk, duke theksuar rëndësinë e përgatitjeve para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Komento: