Shefi i OSBE’së mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin: Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit

15:03 | 13 Mars 2024
shefi-i-osbe’se-mirepret-vendimin-e-qeverise-per-manastirin:-zbatimi-do-te-ruaje-respektin-per-sundimin-e-ligjit

Shefi i OSBE’së në Kosovë, Michael Davenport, e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Kurtit i cili i kërkoi Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Davenport ka thënë se zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit.

“E mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë për të udhëzuar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 në lidhje me 24 hektarë tokë duke regjistruar pronësinë e manastirit të Visoki Deçanit, siç kërkohet. Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit”, ka shkruar Davenport në platformën “X”.

Komento: