Ku u trajtua Konjufca për lëndimin e këmbës, shefi i stafit jep detaje.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pësuar një lëndim në këmbë dhe për dhjetë ditë ai nuk do të dalë në vendin e tij të punës, Shkruan Reporteri.
Për këtë lëndim, Konjufca është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Shefi I Kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, derisa ka falenderuar stafin e doktorëve.
“Kryetari Konjufca është trajtuar në QKUK dhe me këtë rast falenderojmë stafin e mrekullueshëm të doktorëve”, ka shkruar Kërçeli.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në konferencë për media njoftoi se kryeparlamentari Konjufca është lënduar.