Shefi i Telekomit: Punësimet e fundit me kontrata mbi vepër, kartelat gërvishtëse nxirren nga depot për t’i paguar punëtorët

14:21 | 26 March 2019

Kreu i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, mori vendim për ndalimin e punësimeve në këtë ndërmarrje publike.

Por për të gjitha punësimet paraprake të cilat janë bërë në Telekomin e Kosovës, Istrefi thotë se janë me kontratë mbi vepër.

Mosha mesatare e punëtorëve në Telekom, sipas Istrefit, llogaritet të jetë 50-55 vjeçare. Kjo ka bërë që në këtë ndërmarrje të inkuadrohen njerëz të rinj.

Kryeshefi Istrefi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se është bërë zgjidhja për pagesën e punëtorëve. Sipas tij, kjo do të arrihet me anë të nxjerrjes në treg të kartelave gërvishtëse, të cilat kanë qenë në stoqe, ku vlera e tyre është 10.6 milionë euro.

“Jemi mundu së paku me një projekt ku i kemi nxjerrë prej depove një vlerë jashtëzakonisht të madhe monetare, të skretch-kartelave apo mbushjeve gërvishtëse që kanë qenë në stoqe. Diku vlera e tyre që e kemi qitë në treg është 10.6 milionë euro. Duke e pa gjendjen aktuale, Telekomi i Kosovës, problemet, sfidat, telashet financiare e kemi pa si të rrugës që ne me këtë pilot projekt t’i marrim stafin e ri për shkak se në Telekomin e Kosovës, edhe në raportet që i kemi dërguar MZHE-së dhe Qeverisë e përbërë kryesisht një staf diku 50-55 vjeçare”, ka thënë Istrefi. Rritje të të hyrave në buxhetin e Telekomit, pritet të sjellë edhe implementimi i Country Codit.

Sipas Istrefit, ky kod, i mundëson Kosovës që të identifikohet si shtet, por edhe të sjellë rreth 900 mijë euro të hyra mujore. Aktualisht Telekomi shfrytëzon komplet infrastrukturën e Monaco Telekomit.
Istrefi ka shtuar se nga vendimi marrë nga ai, nuk ka asnjë Country Code të huaj në Kosovë.

“Implementimi i Country Codit i mundëson Kosovës që të identifikohet si shtet, mirëpo jo vetëm kaq, Telekomi i Kosovës, prej implementimit të country codit arrinë që vlera përafërsisht 900 mijë euro mujore të i kthen të hyrat të cilat nuk i ka pas dhe nuk i ka ende për shkak që jemi duke e shfrytëzua komplet infrastrukturën e Monaco Telekomit dhe vlen të ceket se vendimin të cilin e kam marrë në momentin kur kam ardh si u.d detyre në këtë pozitë ka qenë jashtëzakonisht sfiduese për shkak që ne me obligim ligjor, me marrëveshje ndërkombëtare që ka pas shteti i Kosovës me Brukselin dhe palën serbe, ndërprerja e çdo Country Codi të huaj në Kosovë të ndërpritet që nga 2016-ta deri më sot, muajin e kaluar ne vetëm e kemi marrë vendimin dhe e kemi ndërpre Country Codin dhe nuk ka më Countyr Code të huaja”, ka bërë të ditur Istrefi për Ekonomia Online.

Istrefi ka folur edhe për çështje të tjera, si kontrata e mirëmbajtjes teknike, për të cilën Telekomi po synon që të bëhet nga kompania Nokia.

“Mundësia e lidhjes së një kontrate të mirëmbajtjes së sistemeve pasi që një kontratë e tillë e krijon stabilitetin e këtij degradimi të shërbimit të Telekomit të Kosovës që i ka sot dhe për të cilën sot, nëse e kemi atë mundësi të zgjedhjes teknike, ne jemi në gjendje që të ballafaqojmë të gjitha kërkesat e konsumatorëve në raport me shërbimet të cilat ne i ofrojmë”, ka thënë Istrefi për Ekonomia Online.

Komento: