Shefi i tij u mor në pyetje sot në Hagë, Pal Lekaj ngre dolli në Prishtinë!

20:20 | 24 July 2019

Në ditën kur shefi i tij, Ramush Haradinaj, është marrë në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë, Pal Lekaj ka gjetur kohë që të ngre dolli, përcjell ORAinfo.

Ministri i Infrastrukturës në largim, Pal Lekaj, ka kaluar kohë të mirë sot me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin me të cilin ka ngre edhe dolli në një restaurant.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lekaj i cili ka shpërndarë një fotografi me Jasharin në rrjetin social Facebook.

Nuk dihet cila ka qenë arsyeja për të festuar, meqë deri dje Lekaj vajtonte ftesën që i ishte bërë nga Specialja liderit të partisë së tij, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. /ORAinfo/

Komento: