Shefi i UNMIK i kënaqur që BE e bindi Kurtin të japë më shumë kohë për ligjin për të huajt

23:45 | 14 Mars 2026
shefi-i-unmik-i-kenaqur-qe-be-e-bindi-kurtin-te-jape-me-shume-kohe-per-ligjin-per-te-huajt

Shefi i UNMIK’ut, Peter Due, ka përshëndetur vendimin e qeverisë Kurti, lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet.

Në reagim thuhet se, Due, vlerëson BE-në për lehtësimin e këtij rezultati pozitiv, i cili do të ndihmojë në sigurimin e qasjes së njerëzve në arsim dhe shëndetësi.

‘‘SRSG Peter Due përshëndet marrëveshjen e sotme. Ai vlerëson BE-në për lehtësimin e këtij rezultati pozitiv, i cili do të ndihmojë në sigurimin e qasjes së njerëzve në arsim dhe shëndetësi dhe do të mbështesë një ambient të favorshëm për dialog, besim dhe stabilitet’’, thuhet në reagim.

Komento: