“Shefi i ZRRE’së duke ngrënë tortën e pronarit të KEDS’it”, gazetari publikon fotografinë festive të dyshes

22:38 | 25 March 2025
“shefi-i-zrre’se-duke-ngrene-torten-e-pronarit-te-keds’it”,-gazetari-publikon-fotografine-festive-te-dyshes

Gazetari Lavdim Hamidi ka publikuar një fotografi të kryesuesit të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, duke prerë tortën bashkë me pronarët e kompanisë private për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS.

“Shefi i ZRRE-së tu e honger torten e pronarit te KEDS. Prej asaj dite vec dite te zeza ka pa ky popull“, ka shkruar Hamidi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

Pamjet duket se janë nga 10-vjetori i investimeve të KEDS-it në Kosovë.

Fejzullahu është treguar i prerë lidhur me çështjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ku edhe ka ironizuar me qytetarët duke ua besuar atyre që ta gjejnë operatorin distribues me kërkesa më të ulëta.

Komento:
loading