Shefi i Zyrës së BE-së lajmëron arritjen e Von Der Leyen në Prishtinë: Kosova pritet të marrë mbi 880 milionë euro

10:38 | 26 Tetor 2024
shefi-i-zyres-se-be-se-lajmeron-arritjen-e-von-der-leyen-ne-prishtine:-kosova-pritet-te-marre-mbi-880-milione-euro

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për pritjen që i është bërë sot në aeroportin e Prishtinës, shefes së Komisionit Evropian, Urusla Von Der Leyen.

Orav ka shkruar se vizita e Von Der Leyen do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën evropiane të Kosovës dhe rrugën drejt Planit të Rritjes të BE-së me 6 miliardë euro.

Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë se pritet që Kosovës të marrë diku mbi 880 milionë euro.

“Një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën e Kosovës në BE dhe Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së, me Kosovën që pritet të marrë mbi 880 milionë euro”, ka shkruar Orav.

Komento: