Shefja e BE-së uron Albin Kurtin

19:50 | 03 Shkurt 2020

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 66 vota për qeverinë e Albin Kurtit.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ka uruar për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Apostolova thotë se mezi pret të punojë me kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë për agjendën e përbashkët evropiane.

“Ditë e rëndësishme për Kosovën. Urime për Qeverinë e re! Mezi pres të punojë me kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë për agjendën tonë të përbashkët evropiane për popullin e Kosovës”, ka shkruar Apostolova.

Komento: