Shefja e Misionit Vëzghues të Zgjedhjeve nga BE-ja viziton KQZ-në, flasin për organizimin e 9 shkurtit

16:38 | 16 January 2025
shefja-e-misionit-vezghues-te-zgjedhjeve-nga-be-ja-viziton-kqz-ne,-flasin-per-organizimin-e-9-shkurtit

Kryesuesi dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë pritur në takim eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila është edhe shefe e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.

Në fokus të këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi, theksoi rëndësinë e vëzhgimit të zgjedhjeve.

“Po ashtu, KQZ informoi Loiseau dhe ekipin e BE-së për përgatitjet në zhvillim, përfshirë votimin përmes postës për qytetarët jashtë Kosovës dhe trajnimin e trupave zgjedhorë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Këto nuk janë zgjedhjet e para në Kosovë që monitorohen nga vëzhgues ndërkombëtarë.

Komento: