Shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE-ja: Vëzhguesit afatgjatë do shkojnë në gjithë Kosovën

12:08 | 19 January 2025
shefja-e-misionit-vezhgues-te-zgjedhjeve-nga-be-ja:-vezhguesit-afatgjate-do-shkojne-ne-gjithe-kosoven

Nathalie Loiseau, drejtuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, ka thënë se 18 vëzhguesit afatgjatë do të jenë në kontakt me të gjithë mekanizmat në vend që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjet të 9 shkurtit.

Në një konferencë para mediave, ajo ka theksuar se në fillim të shkurtit do të vijnë për ditën e zgjedhjeve të punojnë edhe vëzhguesit afatshkurtër rreth 100 sosh.

“Sot është dita e vendosjes së vëzhguesve afatgjatë, 18 prej tyre vetëm e kanë lënë Prishtinë, dhe do të shkojnë në të gjithë Kosovën”.

“Pra, të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë fushatës, të jenë në kontakt me zyrtarët përgjegjës për zgjedhjet, me përfaqësuesit e partive politike, me organizatat e shoqërisë civile dhe me mediat”,ka thënë Loiseau.

Komento: