“Sheherzadeaja” publikon pamje nga shtëpia luksoze e saj

12:36 | 25 Shtator 2020

Kështu duket shtëpia e “Sheherzades”.

Një nga aktoret më të njohura turke Berguzar Korel, postoi në rrjetet sociale se si duket mëngjesi në shtëpinë e saj.

Berguzar aktualisht po përgatitet të kthehet në skenë me shfaqjen teatrale “Vajzat dhe Djemtë”, pasi bëri një pauzë të gjatë pas lindjes. Ajo do të rishfaqet para një audience turke në 30 shtator.

“Unë ju kujtoj atë që tha Cemal Sureya”, shkroi ajo krahas fotografisë së postuar.

Ndryshe, Cemal Sureya, emri i vërtetë i të cilit është Xhemaletin Seber, është një shkrimtar i famshëm turk i cili shkruajti poezi plot dashuri dhe ndjeshmëri.

“Mëngjesi ka të bëjë me lumturinë”, thanë fansat e saj në komente.

Çifti shumë i famshëm i aktorëve, Berguzar Korel dhe Halit Ergenc, u bënë prindër për herë të dytë disa muaj më pare.

Komento: