
Kryetari aktual i Junikut dhe kandidati për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu, ka bërë një premtim të rëndësishëm për qytetarët, shkruan Gazeta Projekti.
Në kuadër të programit të tij qeverisës, ai ka paralajmëruar se të gjitha shpenzimet e varrimit do të mbulohen nga komuna, duke lehtësuar kështu barrën financiare për familjet junikase në ditët më të vështira.
Shehu theksoi se ky vendim synon të ofrojë mbështetje dhe solidaritet ndaj qytetarëve, duke e bërë Junikun një komunë që kujdeset për njerëzit e saj në çdo rrethanë të jetës. Programin mund ta lexoni në platformen www.ruzhdishehu.com