Ac Milan mund të bëhet me pronarë të rinj.
Pas dështimit të operacionit për blerjen e Newcastle, Saudi Arabia’s Public Investment Fund i kryesuar nga princi Mohammad bin Salman duket se po mendon të blejë Milan-in.
Kjo është ajo qëe shkruan The Sun pa specifikuar detaje të mëtjeshëm, por duke shtuar se marrëveshja e dështuar për blerjen e Newcastle-it për arsye politike dhe financiare ka zemëruar tifozët e bardhezinjve.
Në fakt, ata i kanë kërkuar kryeministrit Boris Johnson që t’i rikthehet kësaj çështjeje në një peticion që ka grumbulluar 32 mijë firma deri tani.