Shell ka një lajm të mirë për bujqit dhe fermerët kosovarë.
Ka filluar implementimi i marrëveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës këtë lajmë e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët e komunave të Kosovës, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme.
Te gjithë Bujqit dhe Fermerët mund të furnizohen në mbi 60 pika të Shell-it në tërë Kosovën.
Zyrtarët e kompanisë Shell kan thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa
çmimi i tregut.