SHELL për herë të parë në Kosovë po e sjellë Formulën 1 Ferrari me një organizim të jashtëzakonshëm që do të filloj nga data 17 korrik dhe do te zgjasë deri me 30 korrik ku karvani organizativ me shume surpriza do te vizitoi te gjitha qytetet e Kosovës.
Qytetarët do të kenë rastin të shohin nga afër bolidin e Ferrarit, të garojnë me simulatorin e formulës si dhe të fitojnë shumë dhurata te veçanta.
Ky organizim i veçantë do te realizohet me sloganin ” Mbushe ndjenjën, Formula 1 FERRARI NE QYTETIN TËND|.”
Shell Kosova, brend ky që tashmë është përqafuar nga kosovarët, po vazhdon të sjellë ekskluzivitete në vendin tonë.
Ky organizim do të zhvillohet në pompat Shell dhe Sheshet e Qyteteve. Shell tashmë në vazhdimësi po i furnizon vozitësit në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të Shell-it, së bashku me një sërë produktesh tjera kualitative për të përmbushur nevojat e klientëve.
Shell është shitësi me pakicë numër një i derivateve në botë, me rreth 44,000 pika të brendit Shell në më shumë se 156 Shtete , të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë Klientëve ne ditë . Ndërsa në Kosovë, Shell zyrtarisht ka filluar operimin vitin e kaluar.