Shembët dheu, ja çka ndodhi me dy familje në Prishtinë

10:55 | 10 Prill 2019

Një rrëshqitje e dheut ka ndodhur në Prishtinë.

Një pjesë e rrugës ‘Engjell Berisha’ në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë është përfshirë nga shembja e dheut.

Me të marrë informatë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke iu përgjigjur rastit.

Po ashtu, inspektorët komunal për siguri dhe emergjenca kanë evakuuar dy familje, transmeton Indeksonline.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa situata tani është nën kontroll.

Komento: