Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë.
Një ndërtesë hoteli në qytetin Quanzhou të Kinës është shembur sot në mbrëmje.
Sipas mediave shtetërore, hoteli ka qenë duke u përdorur si karantinë për personat e infektuar me koronavirus, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Si pasojë e këtij incidenti, 70 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së shembur, nga të cilët 33 prej tyre janë shpëtuar.
Ende nuk dihen nëse ka persona të vdekur nga ky rast.
https://www.youtube.com/watch?v=Bj8CATZnNTk&feature=emb_title