Shembet karantina e të prekurve me koronavirus, 70 persona mbesin nën rrënoja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shembet karantina e të prekurve me koronavirus, 70 persona mbesin nën rrënoja

22:50 | 07 Mars 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë.

Një ndërtesë hoteli në qytetin Quanzhou të Kinës është shembur sot në mbrëmje.

Sipas mediave shtetërore, hoteli ka qenë duke u përdorur si karantinë për personat e infektuar me koronavirus, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Si pasojë e këtij incidenti, 70 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së shembur, nga të cilët 33 prej tyre janë shpëtuar.

Ende nuk dihen nëse ka persona të vdekur nga ky rast.

Komento: