Shembja e pallatit në Itali.
Një person ka humbur jetën si pasojë e shembjes së pallatit 4 katësh, mbrëmjen e djeshme në Itali.
Ngjarja e rëndë u regjistruar në via Galileo Galilei në Ravanusa, në provincën e Agrigento dhe shkak i shembjes së ndërtesës ishte shpërthimi i një pjese të tubacionit të gazit të qytetit.
Mësohet se si pasojë një burrë është gjetur i vdekur, ndërsa dy gra janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat.
Ndërkohë sipas mediave të huaja 8 persona janë ende të zhdukur, duke përfshirë një grua të re shtatzënë që do të lindte të mërkurën.
Mësohet se 7 prej të zhdukurve janë anëtarë të një familje, pasi ishin të gjithë në ndërtesëkur ndodhi shpërthimi.