Shembet ruga në Prishtinë – pamje

16:29 | 29 Mars 2026

Një situatë e rrezikshme është krijuar në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku një pjesë e konsiderueshme e asfaltit është shembur, duke krijuar një gropë të thellë në mes të rrugës.

Siç shihet në disa pamje të publikuara nga Indeksonline, rruga është dëmtuar rëndë përgjatë një segmenti të saj, ndërsa poshtë saj duken tubacione dhe instalime të tjera infrastrukturore të ekspozuara.

Dheu ka rrëshqitur duke lënë një hapësirë të madhe bosh që paraqet rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në pamje vërehen disa masa të përkohshme sigurie, përfshirë vendosjen e një koni sinjalizues, por zona mbetet e hapur dhe potencialisht e rrezikshme.

Në sfond shihen punime ndërtimore dhe një vinç, por nuk dihet nëse dëmtimi mund të lidhet me ndërhyrje në infrastrukturë apo punime në afërsi.

Komento: