Një hotel është shembur sot në Mitrovicë.
Kërkimet për gjetjen e tij janë vështirësuar dukshëm për shkak të rënies së territ të natës dhe mungesës së ndriçimit.
Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe mjekësia ligjore, por ende nuk ka asnjë rezultat në gjetjen e personit.
Shembja e objektit ka ndodhur para pak kohësh, kur aty 4 punëtorë ishin duke kryer punime për renovimin e tij.
Shembjes arritën t’i shpëtojnë 3 nga punëtorët që arritën të dalin jashtë, kurse njëri mbeti brenda rrënojave e për të cilin nuk ka ende asnjë informacion.