Shembja e ish-hotel Adriatikut la pa shenja jete një 27 vjeçar nga Mitrovica.
Gjykata e Apelit i ka lënë në paraburgim pronarin dhe punëkryesin e ish-hotel Adriatikut, ku mbeti i vdekur 27-vjeçari nga Mitrovica, Visar Behrami. Ai humbi jetën nga shembja e një pjese të hotelit.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve Afrim Hoti dhe Qamil Hajrizaj.
Pronari dhe punëkryesi i hotel “Adriatikut”, ku humbi jetën 27 vjeçari, Visar Behrami, do të mbahen në paraburgim deri me datën 22.05.2019.
Të pandehurit në fjalë, po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ nga neni 356 par.5 lidhur më par.2, e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (kodi i ri).
“Gjykata e Apelit, njesoj gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.