
Rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë u shemb të dielën si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit u intervistua pronari i një kompanie.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Prishtinë 29.03.2026, 15:00. Është raportuar për shembje të dheut, ku si pasojë rruga është bërë e pakalueshme. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Ndryshe, shembja e kësaj rruge ka bërë që një numër i qytetarëve të mbesin pa rrymë e ujë. /BetimipërDrejtësi