
Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se është gjobitur investitori dhe përfaqësuesi ligjor, për rastin e shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.
Rama ka thënë se investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në Llamellat 4 dhe 5 dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë.
30 mijë euro gjobë janë vendosur për kompaninë dhe 3 mijë euro për përfaqësuesin ligjor, siç ka njoftuar Rama.
Rama gjithashtu ka kërkuar nga Oda e Inxhinerëve të Kosovës t’ua tërheq licencat inxhinerëve mbikqyrës, meqë nuk janë preznatuar vendimet e tyre.
“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës,prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinjerëve mbikqyrës!”, ka shkruar Rama.