
Në shembje dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike, duke prekur rrjetin transmetues në nivelin 110 kV.
Sipas njoftimit të KOSTT, si pasojë e këtyre dëmtimeve, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga nënstacioni Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.
Operatori i transmetimit bën të ditur se ekipet e tij, në koordinim me KEDS, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.