Shemsi Mustafa: Tërmeti që goditi sot Kosovën nuk ishte i rrezikshëm, pati forcë të ulët

11:26 | 15 Dhjetor 2025
Shemsi Mustafa: Tërmeti që goditi sot Kosovën nuk ishte i rrezikshëm, pati forcë të ulët

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa tha se tërmeti që goditi sot Kosovën, nuk kishte potencialin të rrezikonte qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.

Tërmeti u ndje më fortë në zonën Viti-Gjilan, në afërsi të Kllokoti, dhe sipas Mustafës, tërmeti kishte magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit .

Bazua në të dhënat që ISK-ja ka publikuar, thellësia hipoqendrore ishte 7 kilometra.

Njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

Tërmet në Kosovë

Komento: