Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkorës.
Një vajzë vetëm 21 vjeçe, i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga një urë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Viktima është Shpresa Martini nga fshati Stajkë, e cila pasi ka pirë disa ilaçe është hedhur nga Ura e Spatharit.
Për pasojë ajo ka mbetur pa shenja jete, si pasojë e dëmtimeve të mara. Mësohet se e reja ishte e divorcuar, ndërkohë që dyshohet se akti fatal në ditën e “Shën Valentinit”, është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.
Për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /tch