“Shën Valentini” kthehet në ditë morti për këtë familje shqiptare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Shën Valentini” kthehet në ditë morti për këtë familje shqiptare

10:55 | 15 Shkurt 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkorës.

Një vajzë vetëm 21 vjeçe, i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga një urë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Viktima është Shpresa Martini nga fshati Stajkë, e cila pasi ka pirë disa ilaçe është hedhur nga Ura e Spatharit.

Për pasojë ajo ka mbetur pa shenja jete, si pasojë e dëmtimeve të mara. Mësohet se e reja ishte e divorcuar, ndërkohë që dyshohet se akti fatal në ditën e “Shën Valentinit”, është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /tch

Komento: