Shën Valentini, Luizi dhe Kiara nisin ditën me puthje dhe përqafime në BBVA

13:55 | 14 Shkurt 2023

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Çifti, që ditë më parë u ‘martuan’ në një ceremoni brenda shtëpisë, po vazhdojnë të tregojnë çdo ditë e më shumë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Ata kanë nisur ditën e sotme (e martë) që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime.

Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një befasi nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi.

Dyshja pozuan së bashku, gjersa po mbanin në duar shkrime si “E dua atë” – në gjuhën angleze.

Ata shkëmbyen vazhdimisht puthje dhe tashmë e kanë shprehur se janë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin brenda.

Të njëjtit kanë filluar edhe të bëjnë plane për dasmë, e madje komentojnë vazhdimisht pushimet në ishujt Maldive.

Pamje:

Komento: