Shëndetësia ende s’ka udhëheqës, opozita s’beson në figurën e ministrit të ardhshëm

20:35 | 19 November 2022

Shëndetësia ende pa udhëheqës, opozita nuk beson në figurën e ministrit të ardhshëm.

Janë bërë gati një muaj e gjysmë prej që Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa udhëheqës.

Në krye të këtij dikasteri si ushtruese detyre u vë përsëri Dafina Gexha me 7 tetor kur postin e ministrit e la, Rifat Latifi.

Gexha një post të tillë e kishte pasur edhe gjatë viti të kaluar pasi që Arben Vitia ishte dorëhequr për ti hyrë garës komunale.

E mos emërimi i një ministri të ri edhe pas gati një muaj e gjysmë, në këtë sektor kaq jetikë po konsiderohet mjaft shqetësuese nga Shoqata e Pacientëve, shtuar faktin e gjendjes tejet të rënduar aktualisht.

“Konsiderojmë se është shumë e rëndësishëm që qeveria të marr hapa të shpejtë, të caktojë një ministër të ri i cili do të ushtronte kompetencat e ministrit, sepse jemi në gjysmën e mandatit dhe është shumë e vështirë që problemet që ekzistojnë në sektor të zgjidhen për një kohë kaq të shkurtër”, tregon Besim Kodra nga PRAK.

Ndërkaq, për ish ministrin e Shëndetësisë, tani deputet, Armend Zemaj pavarësisht se kush vjen në këtë post rezultate pozitive zor që do të ketë.

Komento: