Shënjestra kryesore e Milanit nis bisedimet me PSG-në!

15:57 | 30 September 2020

Shënjestra e Milanit, Tiemoue Bakayoko ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germain rreth një lëvizje në formë huazimi.

Milan ka qenë vazhdimisht i lidhur me një lëvizje për Bakayoko, i cili kishte një periudhë huazimi të suksesshëm në San Siro në sezonin 2018-19 nën drejtimin e Gennaro Gattuso.

Megjithatë, sipas Goal, është PSG ai që po ecën përpara me një marrëveshje dhe drejtori sportiv Leonardo po udhëheq garën për të nënshkruar me Bakayokon në një hua me mundësi për të blerë marrëveshje, përcjell ORAinfo.

Shefi i transferimit të Chelsea Marina Granovskaia është pjesë e negociatave. PSG ka ofruar 3 milionë euro për mesfushorin francez, ndërsa Chelsea po synon ta fus në marrëveshje edhe detyrimin e blerjes.

Këto lëvizje do të jenë lajm i keq për Milanin, pasi kuqezinjtë ka kohë që po e kërkojnë Bakayokon, por ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje konkrete për transferimin e tij në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: