Shënohet 20 vjetori i themelimi të Al Trade Center

22:15 | 19 December 2019

Al Trade Center ka shënuar 20 vjetorin e themelimit, e ky shënim është bërë përmes një ceremonie solemne.

Kompania e ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore, e njohur për shërbimet e saja profesionale dhe me cilësi të lartë, ka mbledhur sot bashkëpunëtorët për të shënuar këtë përvjetor.

Pronari i Al Trade Center, Sokol Gashani tha se si kompani janë falënderuese ndaj çdo personi që ka bashkerrugëtuar me ta për 20 vite.

“Jeta është dhuratë, ndërkaq prania e secilit prej juve është dhuratë për neve. Në rrugëtimin jetësor krijojmë përvoja të ndryshme, por pavarësisht se si ndjehemi gjatë këtyre përvojave, asnjëra prej tyre nuk është e kot. Dështimi nuk është e kundërta e suksesit, por pjesë e tij, sepse nëse njeriu nuk niset për te suksesi nuk do të ndodhte as dështimi. Nëse nuk ecim, nuk mund të ngecim kurrë, nuk prish punë, sa gjemba ka rruga nëse qëllimi vlen më shumë se humbjet. Prania juaj, përpjekjet tuaja, zelli juaj ka bërë që ngecja, dështimi dhe gjembat të jenë thjeshtë ca gurë me të cilët kemi ndërtuar muret e larta të suksesit”, tha ai.

Këtë 20 vjetor Gashani tha se e festojnë me ata që i kane pasur krahë që nga fillimet e tyre.”Në trungun e në lisi, çdo vit krijohet një rreth i cili dëshmon vjetërsinë e tij, sa rrathë ka pema aq vite ka trungu. Për pemën e familjes tonë sivjet janë krijuar 20 rrathë të suksesit, 20 vite që nuk maten me numra, por me djersen dhe mundin tuaj. Ju falënderoj pa fund secilin”, tha ai.

Në këtë ceremoni, Gashani bëri të ditur se një nga rrugët në “Linda Premium Residence” do të mbajë emrin e këngëtares Nexhmije Pagarusha, për çka tha se për ta është nder dhe privilegj.

Kompania Al Trade u themelua në vitin 1999, nga vëllezërit e familjes Gashani nga Drenasi.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore, e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë.

Komento: