Shënohet 24 vjetori i themelimit të PDK-së në Lipjan, Krasniqi: Karvanin e mobilizimit do ta vazhdojmë në të gjithë Kosovën

13:10 | 27 Nëntor 2023
shenohet-24-vjetori-i-themelimit-te-pdk-se-ne-lipjan,-krasniqi:-karvanin-e-mobilizimit-do-ta-vazhdojme-ne-te-gjithe-kosoven

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 24 vjetorit të themelimit të Degës së PDK-së në Lipjan.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se PDK-së në Lipjan i janë rikthyer të gjithë aktivistët e devotshëm.

“Përtej përvjetorit, në Lipjan manifestuam edhe rikthimin dhe bashkimin e të gjithë aktivistëve të devotshëm, që nga themelimi i degës sonë atje, me vetëm një qëllim dhe kauzë përpara: fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme. E nisëm me Lipjanin, por karvanin e mobilizimit, rritjes e fuqizimit, do ta vazhdojmë në secilën komunë tjetër, në të gjithë Kosovën”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Komento: