Shënohet 60 vjetori i Pavarësisë së Maltës në Kosovë

14:56 | 20 Shtator 2024
shenohet-60-vjetori-i-pavaresise-se-maltes-ne-kosove

Remzi Ejupi, si Konsull Nderi i Maltës në Kosovë së bashku me ambasadoren Maltës në Kosovë znj.Juliana Scerri Ferrante kanë organizuar një ceremoni për shënimin e 60 vjetorit të pavarësisë së Maltës.

Ejupi si Konsull Nderi i Maltës në Kosovë tash e një vit është duke u angazhuar në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy shteteve.

Sipas Ejupit dy shtetet pritet që këtë bashkëpunim ta thellojnë edhe më shumë nga viti ardhshëm me nisjen e një linje direkte nga Prishtina në Maltë dhe anasjelltas, ku kjo do të jetë një mundësi e mirë dhe më e lehtë e udhëtimit për të gjithë ata studentë, afaristë apo edhe për turistët që duan të vizitojnë dy shtetet.

Ejupi përmes një postimi të postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka falënderuar ministrin e Drejtësisë së Maltës, Jonathan Attard, ministren tonë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, zëvendësministrat, deputetët, diplomatët dhe të gjithë të pranishmit që na nderuan me prezencën e tyre në këtë ceremoni shumë të veçantë dhe të rëndësishme për Maltën.

Komento: