
Barazohen shifrat 1-1 në takimin mes Kosovës dhe Maltës.
Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Kosoves dhe Maltës me rezultat 1-1
Kosova e dominoi pjesën e parë, ndërsa golin e parë e Milot Rashica në min 19′, pas një asistimi të Lirim Kastratit, raporton lajmi.net.
Përveç golit të realizuar, futbollistët e Kosovës patën edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti konkretizojnë.
Malta u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë kur Shaun Dimech realizoi nga afërsia mes dyshimeve për pozitë jashtë loje.