Shënohet edhe një tjetër rast me koronavirus në Serbi

20:13 | 09 Mars 2020

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës.

Në Serbi është konfirmuar rasti i dytë me koronavirus, ka bërë të ditur B92.

Bëhet fjalë për një shtetas kinez.

Rasti i parë në këtë vend ishte konfirmuar më 6 mars, në Suboticë.

Nga vendet e rajonit, Kosova e Mali i Zi deri më tash janë të paprekura nga ky virus që ka shkaktuar panik në gjithë botën.

Sot, Maqedonia ka konfirmuar rastin e katërt, ndërkohë Shqipëria dy rastet e para.

Komento: