Shënohet një gol në ndeshjen mes Prishtinës dhe Gjilani

20:38 | 22 Shtator 2019

Po luhet loja në mes të Prishtinës dhe Gjilanit.

Prishtina ka kaluar në epërsi kundër Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, po fiton 1-0. Ergyn Ahmeti ka shënuar për skuadrën nga kryeqyteti.

Prishtina dhe Gjilani janë duke u përballur në stadiumin “Fadil Vokrri” në derbin e javës së gjashtë në IPKO Superligë.

Vendasit tashmë kanë kaluar në epërsi. Prishtina realizoi me Ergyn Ahmetin pas një gabimi të kapitenit mysafir, Kastrati.

Prishtina e ka nisur këtë takim me ndryshime në shtabin teknik, ku udhëhiqet nga trajneri i ri Armend Dallku, pas largimit të Bylbyl Sokoli.

Komento: