Shënohet rënie e numrit të viktimave në Itali nga koronavirusi

20:48 | 25 March 2020

Është shënuar rënie e lehtë e numrit të viktimave në Itali nga virusi COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u shënuan 683 viktima nga koronavirusi, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Shifra paraqet një rënie të ulët në krahasim me 743 viktimat e regjistruara një ditë më parë, por ajo e çon në 7,503 numrin e të vdekurve në këtë vend, si pasojë e sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 5,210 raste të të infektuarve të rinj.

Italia, me mbi 74,380 të infektuar në total, ka numrin më të madh të pacientëve pas Kinës – vendit të origjinës së koronavirusit.

Por, Italia ka numrin më të madh të viktimave; pas saj vjen Spanja dhe më pas Kina.

Massimo Galli, mjek në një spital të Millanos, ka thënë se rastet pozitive këto ditë janë prekur përpara se të ndërmerreshin masa më të ashpra të izolimit, më 11 mars.

Komento: