Shënohet rritje e rasteve të reja me koronavirus në Kinë

16:47 | 11 April 2020

Kina shënon rritje të rasteve të reja të koronavirusit.

Autoritetet kineze kanë raportuar rritje të rasteve të reja të koronavirusit. Shumica e të infektuarve kishin ardhur nga shtetet e huaja. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se të premten janë regjistruar 46 raste të reja të infketimeve, 42 prej të cilave ishin të personave që kanë ardhur nga jashtë.

Masat e ashpra të izolimit, të cilat u vendosën nga muaji janar, tashmë janë larguar. Megjithatë, rastet u përhapen në pjesët e tjera të botës, duke prekur mbi 1.6 milion njerëz.

Megjithatë, autoritetet kineze po frikësohen nga një valë e dytë e infeksioneve, e cila mund të nxitet nga personat e ardhur nga jashtë dhe të infektuarit që nuk kanë simptoma, shkruan “Reuters”.

Vetëm ditën e premte, mjekët i kanë zbulur 34 raste të të infektuarve pa simptoma, ndërsa të enjten u zbuluan 47 raste të tilla.

Ndonëse këta njerëz duken të shëndoshë dhe nuk kanë ankesa shëndetësore, ata mund t’i infektojnë grupet më të rrezikuara – të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Komento: