Shënohet super gol në finalen Portugali- Holandës

22:11 | 09 Qershor 2019

Ka gol në finale mes Portugalisë dhe Holandës.

Portugalia ka kaluar në epërsi ndaj Holandës gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes.

Iberikët kaluan në avantazh falë golit të Gonçalo Guedes (60′), i cili pranoi pasimin e bukur të Bernardo Silvas.
Skuadra e Fernando Santos e ka dominuar takimin nga fillimin dhe më në fund gjeti golin.

Kujtojmë se kjo ndeshje luhet në kuadër të finales së Ligës A të Ligës së Kombeve, formati më i ri i UEFA-s.

Fituesi i këtij kompeticioni nuk kualifikohet direkt në EURO 2020.

Komento: