Shënohet vdekja e dytë nga koronavirusi në Turqi, shtohet numri i të prekurve

23:33 | 18 Mars 2020

Në Turqi është shënuar edhe vdekja e dytë nga koronavirusi.

Turqia ka konfirmuar vdekjen e pacientit të dytë nga koronavirusi, ndërsa bëhet fjalë për një burrë 61-vjeç.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, ka thënë se numri i rasteve nga koronavirusi në vend është dyfishuar nga 98 në 191.

Kujtojmë se vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë është Italia me 35 mijë raste, ndërsa 475 persona ndërruan jetë për një ditë, shifër kjo që shënoi rekord që nga shpërthimi i epidemisë, ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave është 2,978.

Komento: