Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Hungari.
Autoritetet në Hungari thanë se një burrë 75-vjeçar, është bërë viktima e parë nga koronavirusi i ri në këtë vend.
Qeveria tha se ai vdiq pasi ishte dërguar në një spital, nën dyshimin se ishte i infektuar me koronavirusin e ri dhe kishte shenja të pneumonisë.
Deri më tani, në Hungari janë raportuar 32 raste pozitive me koronavirusin e ri.
Autoritetet hungareze kanë njoftuar se 159 persona të tjerë gjenden në karantinë.
Në përgjigje për të penguar përhapjen e koronavirusit, Hungaria ka mbyllur kufijtë tokësorë me Austrinë dhe Slloveninë. Po ashtu në këtë shtet janë mbyllur të gjitha shkollat dhe janë vendosur kufizime mbi tubimet publike.