Shënohet viktima e 8-të në Shqipëri nga koronavirusi, ashpërsohen masat

20:25 | 27 Mars 2020

Në Shqipëri është shënuar edhe viktima e 8-të nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacienti 66-vjeçar nga Fieri që po trajtohej prej dy ditësh në spitalin Infektiv, pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

Ky dikaster ka apeluar qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit, raporton koha.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 12 raste të reja nga 102 persona të testuar, duke e çuar numrin e të infektuarve në 186.

Edhe kjo fundjavë, ashtu si e kaluara, në Shqipëri do të kalojë në izolim total

Nga ora 13:00 e ditës së shtunë, deri të hënën në orën 05:00, të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë, kryeministri Rama njofton se nga e hëna, askush nuk do të mund të dalë nga shtëpia për blerje, pa marrë leje paraprakisht.

Aplikimi do të behet nëpërmjet portalit e-albania, ndërsa Rama theksoi se pensionistëve nuk do ti pranohet aplikimi për leje.

Përndryshe, një model të ngjashëm e përdori edhe Kina përgjatë epidemisë, ku vetëm një anëtar i familjes lejohej për të bërë pazar një herë në tri ditë.

Komento: