Është shënuar edhe viktima e nëntë nga koronavirusi në Shqipëri.
Një 52-vjecare është viktima e 9 e koronavirusit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë atje bëri të ditur se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.
“52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Duke i shprehur ngushëllimet familjes, ministria apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.