Shënoi dy gola për Liverpoolin, ja si po e quajnë ekspertët Shaqirin

20:07 | 16 Dhjetor 2018

Emri i Xherdan Shaqirit po përmendet gjithandej.

Mesfushori nga Kosova po quhet si futbollisti ii ndryshimeve dhe sonte u quajt hero në Anfield. Ekspertë po theksojnë se ishte një nga nënshkrimet e sezonit, me siguri për Liverpoolin përcjell ORAinfo.

Ekipi i Jurgen Klopp u kthyen në krye të tabelës së Premier Ligës dhe e lanë Jose Mourinhon të pyesin pse ai po qëndron ende në krye të United.

Shaqiri, i cili prezantoi veten në 20 minuta kohë pasi që hyrë në vend të Naby Keita, kishte nevojë vetëm tre minuta për të thyer një lojë që ishte barazim në 1-1. Ai kishte nevojë vetëm për shtatë të tjera për të vënë vulën në fitoren për Liverpool.

Çdo javë Shaqiri po ndihet edhe më i rëndësishëm në Anfield. Ekipi i Liverpoolit është në top formë dhe mund të përfundoi në mënyrë të përsosur këtë fundvit, falë një futbollisti kosovar i cili duket si dhuratë për vitin e ri./ORAinfo/

Komento: