Shënoi dy gola sonte, Piatek vjen me deklaratë “bombastike” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shënoi dy gola sonte, Piatek vjen me deklaratë “bombastike”

00:03 | 17 Shkurt 2019

Milan sonte ka arritur një fitore të madhe.

Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek, i lumtur me paraqitjet e mira me fanellën kuqezi, por thotë se dëshiron më shumë shumë.

Polaku ka shënuar gjashtë në pesë ndeshje në të gjitha garat, së fundmi dy në fitoren 1-3 ndaj Atalantas.

23-vjeçari theksoi markimin e mirë nga Berat Gjimshiti, i cili ishte një nga më të mirët në fushë për zikaltrit.
“Gjithmonë kam besuar tek vejta dhe besoj se do vazhdoj të shënoj gola tjerë, por duhet te pranojë se gjashtë gola në pesë ndeshje është më shumë sa që kam pritur”, ka thënë Piatek për DAZN dhe Milan TV.

“Isha duke u markuar nga afër prej Gjimshiti, por e dija që topi do të futej në rrjet herët apo vonë, kështu që bëra lëvizjet i pari të sigurohesha se do e arrija i pari”.

“Jam i lumtur me dy gola sonte dhe dua të vazhdoj kështu. Jam sulmues, dua të shënoj në çdo ndeshje”, ka shtuar Piatek.

Milani renditet në vendin e katër me 42 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme luajnë kundër Empolit në San Siro.

Komento: